Altin Volaj: Muzikanti, simfoni për Universitetitn e Bostonit
13/06/2005 Se, kur geni i tij mbante fshehur muzikën, këtë Altin Volaj nuk e dëshifron dot. Veç kujton orët e zgjatura, që i vogël ngulte vëmendjen mbi orekestër. Po ashtu, ishte përpjekur shpesh që me andrralla përfytyrimesh të improvizonte me fizarmonikë disa nota muzikore.
Këto janë fijet që e lidhin fëmijërinë e Altinit me atë çka ka arritur sot. Nga studimet greke ai gjendet në Amerikë. Është ndihmës profesor në Universitetin shtetëror të Maryland, ndërkohë që kompozimet e tij janë vlerësuar dhe luajtur nga muzikantë të njohur, dy prej të cilëve janë dirigjentët Theodore Antoniou dhe Sergey Khaunev, si edhe nga Alea III, Greek Ensemble of Neë Music dhe orkestrat simfonike të universiteteve të Bostonit dhe Maryland.
“Nëpërmjet kompozimeve të mia, kam arritur të nis karrierën muzikore si në Amerikë ashtu dhe ne Europë dhe jam cilësuar si një ndër kompozitorët më të rinj aktiv, në artin e muzikës klasike të kohës sonë”, thotë Altini.
Si u gjende në Amerikë, pikërisht në majë të një karriere jo të zakontë?
Kam lindur në Fier, por u rrita në Lezhë dhe Shkodër nga një familje e thjeshtë Shkodrane. Hapat e para të krijimtarisë i mora në qytetin e Shkodrës, në shkollën e muzikës "Prenk Jakova" në degën e fizarmonikës. Në Shkodër, kisha pedagoge mjaft të njohur si Kolec Gajtani dhe Zef Çoba, dy pedagogë të shquar shqipëtarë. Në vitin 1992 u largova nga Shqipëria dhe u vendosa në Selanik të Greqisë bashkë me familjen. Aty fillova studimet në konservatorin shtetëror të Selanikut, dhe në vitin 2001 u diplomova si një ndër studentët më të mirë të këtij konservatori. Po këtë vit, fitova të drejtën e studimeve për në Amerikë, dhe më saktësisht për në shkollën e arteve në Universitetin e Bostonit. Aty pata mundësi të studioja me profesorë të shquar botërore, si Lukas Foss dhe Theodore Antoniou. Në vitin 2003, u diplomova me “mastër degree” duke fituar çmimin e njohur "Phi Kappa Lambda", i cili ndahet nga universiteti i Bostonit. Menjëherë mbas diplomimit, pata një ofertë për të vazhduar studimet për në doktoratë në universitetin shtetëror të Maryland, ku aktualisht jo vetëm studioj e kompozoj, por edhe punoj si ndihmës profesor.
Po në botën e muzikës si hytë?
Që në moshën 7-vjeç si një dhuratë që vjen nga zoti, duke patur talentin për muzikën, por njëkohësisht ishte dhe trashëgim nga familja. Me sa mbaj mend nga mosha fëmijërore, ideja për muzikë ishte një dëshirë natyrale, sepse muzika, ishte diçka pa të cilën s'mund të jetoja. Babai më tregoi hapat e para në botën e muzikës, dhe në veçanti të fizarmonikës, pasi ai vetë ishte muzikant. Në moshë të vogël luaja në fizarmonikë melodi nga festivalet e këngës së lehtë shqiptare dhe asaj botërore. Shpeshherë, kisha dëshira të improvizoja në këto melodi për të krijuar diçka të re. Këto ishin shenjat e para, të cilat tërhoqën vëmendjen e prindërve të mi së pari, ashtu si dhe atë të pedagogëve të muzikës në Shkodër. Siç më tregojnë prindërit, kur isha i vogël kisha gjithmonë dëshirë të ulesha pranë një orkestre dhe të qëndroja me orë të zgjatura. Them se ky fakt ka ndikur që të jem kaq i apasionuar mbas muzikës dhe të jetoj në botën artistike.
Si e shihni tani vetveten pas muzikës ?
Mendoj se është vështirë të flasësh për vet-veten, ndaj dhe shpeshhere mundohem t'i shmangem kësaj pyetje. Megjithatë, t'i përgjigjem pyetjes tuaj...lidhja ime me botën e muzikës ka filluar qysh 23 vjet më parë. Pra është një lidhje shumë a gjatë dhe besoj se do të vazhdojë deri në ditët e fundit të jetës time. Eshtë një lidhje natyrale dhe pa interes. Shumë vite të jetës sime i'a kam kushtuar muzikës dhe studimeve. Kam studjuar në shumë vënde të botës, në shumë shkolla prestigjoze, me shumë pedagogë të njohur dhe kam pasur sukses të madh, mendoj.
Dijmë që ky sukses i juaj është shoqëruar me çmime dhe nderime të ndryshme. Mund të na thoni konkretisht cilat janë këto nderime, dhe si jeni ndjerë?
Gjatë këtyre viteve kam fituar konkurse dhe çmime muzikore, prej të cilave mund të përmend çmimet Phi Kappa Lambda, Robert Casdesus dhe Fontainebleau. Muzika ime është luajtur në shumë salla botërore si për shembull, në “Athens concert Hall” në Greqi, në “Tsai Performing Center” dhe “Clarice Smith Performing Center” në Amerikë. Kompozimet e mia janë vlerësuar dhe luajtur nga muzikantë të njohur, dy prej të cilëve janë dirigjentët Theodore Antoniou dhe Sergey Khaunev, si edhe nga Alea III, Greek Ensemble of Neë Music dhe orkestrat simfonike të universiteteve të Bostonit dhe Maryland. Nëpërmjet kompozimeve të mia, kam arritur të filloj karriere si në Amerikë ashtu dhe ne Europë duke u cilësuar si një ndër kompozitorët më të rinj aktiv, në artin e muzikës klasike të kohës sonë.
Cili ka qenë reagimi i kritikës dhe specialistëve të muzikës për kompozimet tuaja?
Kjo pyetje është pak e vështirë për mua pasi, nuk flas shpesh për vetveten ose veprën time. Shpeshhere lexoj dhe dëgjoj komente shumë të mira për muzikën time, si nga specialistet e muzikës klasike, ashtu si edhe nga adhuruesit e saj. Të them të drejtën, ndiej një kënaqësi të veçantë kur degjoj dhe lexoj artikuj të kushtuar muzikës sime. Filozofia ime është të respektoj mendimin dhe kritikat e publikut në çdo moment dhe në të njëjtën kohë të bëhem kritik i vetvetes. Kjo, është shumë e rëndësishme si për mua ashtu edhe për veprën time.
Kujt ia dedikon arrijen tënde në muzikë?
Kur isha fëmijë, ashtu si shumë moshatarët e mi, edhe unë ëndërroja të bëhesha një muzikant i shquar dhe një futbollist i mirë. Por, jeta ime mori një drejtim në fushën e artit. Ishte diçka natyrale dhe asnjëherë nuk u ndjeva nën presionin e prindërve përsa i përket rrugës që duhej të ndiqja. Pasioni pas muzikës erdhi duke u rritur derisa fitova konkurisn dhe m'u dha e drejta të studioj në shkollën e muzikës "Prenk Jakova", në Shkodër. Ishte një kënaqësi për mua por edhe një sukses i madh, pasi kjo shkollë ishte shumë e dëgjuar në atë kohë. Tek shkolla "Prenk Jakova" fillova të hidhja hapat e para në fushën e filarmonisë dhe të kompozicionit, ku u dallova dhe një ndër nxënësit më të mirë. Edhe pse muzika predominon në jetën time, prapëseprapë për sportin kam dobësi të madhe. Atë e dua shumë sepse pas tij vjen shplodhja impulsive.
A e keni ndjer mungesën e Shkodrës në Amerikë ?
Shumë, por të them të drejtën ndryshimet janë shumë të mëdha. Këtë e përforcon dhe fakti se flasim për dy vende shumë të ndryshme me kulturë, tradita dhe histori të ndryshme. Në Amerikë, jeta artistike është më e gjallë dhe mundësitë për karriere janë më të shumta. Sukseset dhe sakrificat e një artisti respektohen me shumë ndonëse mundësia për karriere është më e vështirë, pasi konkurenca është më e madhe. Megjithatë, për vendin tim ku kam lindur dhe jam rritur kam një nostalgji të madhe. Kam një nostlagji të madhe për prindërit e mi, të cilët i adhuroj dhe i jamë shumë mirënjohes në jetë, për vendin dhe shoqerinë time atje, ashtu si dhe për pedagoget e mi të cilët i respektoj dhe i falenderoj, për respektin dhe ndihmën që më kanë dhënë. Megjithese studimet e larta dhe karrieren po e bëj në Amerikë, kurrë nuk do t'a harroj faktin, që hapat e para i hodha në Shqipëri, dhe për këtë jam shumë i lumtur.
Na flsini pak si e kaloni kohën rreth qytetit ku punon dhe jeton?
Qyteti ku jam tani quhet College Park dhe është një qytet i vogël dhe i qetë. Megjithatë kohën me të madhe e kaloj në Ëashington D.C., pasi, ai është shumë afër qytetit tim. Përveçse ndërtesave politike si Shtëpia e Bardhë, Capitol Hill, Instituti Smithsonian, monumenti Lincoln, më pëlqejnë shumë edhe teatrot, galeritë, restorantet dhe parqet e Ëashington D.C. Ëashington D.C. është një qytet plot me ngjyra, me një larmi etnicitetesh të banorëve të tij si edhe me një pafundësi vendesh për t'u zbavitur.
Çfarë ju tërheqë më shumë veç muzikës?
Përveçëse muzikës, që është një pjesë e jetës sime, më pëlqen shumë të lexoj. Më pëlqen shumë letërsia ruse, kryesisht veprat e Tosltoy dhe Dostoyevsky, mitologjia greke dhe historia e Ballkanit, e cila përfshin edhe kombin tonë shqiptar. Përveç letërsisë më pëlqen shumë të udhëtoj nëpër botë. Deri tani, kam pasur mundësi të vizitoj disa vende të botës, të zbuloj kultura të ndryshme dhe të mësoj rreth traditave të vendeve të ndryshme. Kjo ka qënë një eksperiencë personale e pazevendësueshme. Natyra, është një faktor i rëndësishëm në frymëzimin e muzikës sime. Më pëlqejnë shëtitjet në parqet natyrale, ashtu si edhe vizitat në muzeume të ndryshme. Gjate kohës së lirë, merrem edhe me sport. Jam i apasionuar pas futbollit e tenisit, dhe më pëlqen të notoj.
A e ndjek muziken në Shqipëri ?
Të them të drejtën, kjo, është një pyetje e vështirë për mua pasi kam shumë kohë që jam larguar nga Shqipëria. Gjatë këtyre viteve nuk kam pasur shumë mundësi që të kem kontakt me muzikantë shqipëtarë, megjithatë jam informuar sado pak nga inerneti dhe nga shtypi elektronik. Megjithatë, është e vërtete se muzika në Shqipëri po zhvillohet nga dita në ditë. Me vjen shume keq që në këto momente nuk mund të veçoj ndonjë emër artisti. Por jam shume i sigurt që vendi ynë ka pasur, ka dhe do vazhdoje të ketë artistë të talentuar. Ju urojë të gjithë artisve shqiptarë vetem suksese.
Intervistoj BEQIR SINA
New York, Qershor 10/2005