Kika për hipotekimin: Më shumë mundësi për qytetarët dhe ndërtuesit
Projekti i bashkisë për hipotekimin e pallateve u jep mundësi të gjithë qytetarëve që të kenë një shtëpi . Kjo sipas kryetarit të shoqatës së ndërtuesve të Tiranës Avenir Kika pasi hapet mundësia për të gjithë që të marrin kredi në banka.
Një pallat i hipotekuar i jep kolateral të garantuar qytetarëve që ti drejtohen bankave për të marrë paratë e nevojshme për të blerë banesën .
Ndërtuesit janë për momentin pa leje ndërtimi por me miratimin e planit të ri rregullues i hapet rrugë zgjerimit të hartës së ndërtimeve dhe për rrjedhojë edhe lejeve të reja të ndërtimit.
Ndërtuesit vlerësojnë si pozitive edhe proçedurat për marrjen e lejes së ndërtimit çka u jep me shumë hapësira për të operuar në treg.