E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, aksident, një i vdekur dhe një i plagosur

 Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrethin e Fierit ku dy fëmijë janë përplasur fuqishëm nga një benz me targa Fieri (Fr 9212 B), duke lënë të vdekur 12 vjeçarin  Qemal Isufaj dhe plagosur  9 vjeçarin Klodian Xhema.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se fëmijët e moshës 12 dhe 9 vjeçare kanë qenë duke kaluar rrugën Levan- Frakull i vogël, kur u përplasën nga mjeti i cili ishte duke ecur me shpejtësi të madhe.

Mësohet se fëmija tjetër, Klodian Xhema ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq policia ka arritur në vendngjarje ku ka bërë të mundur dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit Ervin Hila dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›