E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili Open Nadal ne gjysmefinalen e turneut

Vazhdon rikthimi i suksesshëm.

Rafael Nadal është kualifikuar në gjysmëfinalet e turneut “Chile Open”. Ai mposhti bashkëkombasin Daniel Gimeno, duke treguar se është rehabilituar plotësisht nga dëmtimi.

Spanjolli duket i rilindur dhe ende nuk ka humbur një set në aktivitetin në “Vina del Mar”.

Sfida në çerekfinale dukej si një shëtitje dhe në fund tenisti nga Majorka fitoi me rezultatin 6-1 6-4.

Pas shtatë muajsh larg fushave, prej problemit në gju, Nadal duket i etur për aksion.

Këtë e konfirmon edhe faktin se në turneun në Kili ai do të jetë i impenjuar edhe në sfidat dyshe.

Nga tenistët e tjerë, në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe argjentinasi Zeballos dhe Carlos Berlocq.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›