E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trukimet Argjentine-Bolivi

Argjentinë-Bolivi e përfshirë në skandalin e trukimeve.

Hetimi i policisë europiane për bastet riktheu në qendër të vëmendjes miqësoren e përfaqësueseve të 20-vjeçarëve.

Ndeshja u luajt në dhjetor 2010 në Cordoba. Dyshimet lindën pasi gjyqtari hungarez akordoi 13 minuta shtesë përpara se ta mbyllte takimin.

Arbitri Kolos refuzon ta komentojë atë ndeshje. Ai që flet është ish-trajneri i U-20 të “albiçelestëve”, Ëalter Perazzo, që tashmë drejton një skuadër të kategorisë së dytë në Argjentinë.

“Ishte një ndeshje normale. Gjatë gjithë kohës dominuam përballë Bolivisë por nuk po arrinim të shënonim. Në fakt realizuam një herë, por rrjeta u anulua. Të gjitha proçedurat dukeshin të zakonshme, përveç faktit se u luajtën shumë minuta shtesë”.

Në fund Argjentina fitoi 1-0 me një 11-metërsh në kohën shtesë.

“Personalisht isha i çuditur për 13 minutat shtesë. Ashtu edhe e gjithë skuadra jonë. Ndërrimet ishin bërë dhe nuk ishte e nevojshme të luanim aq shumë. Megjithatë nuk reflektuam gjatë dhe menduam se gjyqtari kishte bërë një gabim”.

Përveç argjentinasve, edhe bolivianët kërkojnë që e vërteta të zbardhet. Menjëherë pas atij takimi, përfaqësuesja e Bolivisë ishte ankuar publikisht se me të njëjtin gjyqtar kishin përjetuar edhe në të kaluarën situata të pazakonta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›