E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR propozon dy anëtarët e KQZ-së

Klement Zguri dhe Arben Braçe janë dy kandidaturat e Partisë Republikane për komisionin qëndror të zgjedhjeve. Dy kandidaturat janë depozituar në kryesinë e kuvendit nga kreu i grupit parlamentar republikan Arjan Madhi. PR-ja është kështu e para forcë politike që depoziton emrat për anëtarët e rinj të KQZ-së.Në bazë të kodit të ri zgjedhor deri në datën 28-të janar duhet të ngrihet Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ndryshe rrezikojnë të kapen disa afate zgjedhore. Por pavarësisht kësaj dy forcat e mëdha politike ende nuk kanë përcaktuar emrat që do të dërgojnë në KQZ-në e re.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›