Kili, studentët përleshen me policinë

Protesta të dhunshme janë shënuar sot në Kili. Studentët janë përleshur me policinë në kryeqytetin e Kilit, Santiago.
Policia ka përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit që po kërkonin më shumë fonde për arsimin publik ndërsa mësohet se 20 prej tyre janë arrestuar.
Protestat në Kili, që filluan gjashtë muaj më parë, kanë nxitur veprime të ngjashme edhe në pjesë të tjera si në Amerikën jugore, duke përfshirë Kolumbinë dhe Argjentinën, ku u zhvilluan protesta të ngjashme të martën.