Kili, tërmet në betimin e presidentit

Sebastian Pinera betohet si presidenti i ri i vendit, ndërsa toka dridhet sërish frikshëm në Kili. Lekundjet me magnitudë 7.2 theksuan edhe një herë detyrën e vështirë e një prej personave më të pasur në vend, rindërtimin pas tërmetit dhe cunamit shkatërrimtar. Paraardhësja e tij Michelle Bachelet largohet nga pushteti në kulmin e popullaritetit, një mbështjetje në masën 84 % sic tregojnë anketimet, cka përbën një tjetër sfidë për presidentin e ri.
“Nuk do të jemi qeveria e tërmetit, por e rindërtimit” premtoi gjatë fjalës së tij presidenti miliarder. Epiqendra e lëkundjeve ishte rajoni O'Higgins, rreth 140 km në jug të Valparaiso, ku presidenti i ri kreu betimin. Dëshmitarë nga vendgjarja flasin për banorë të terrorizuar që dolën menjehere nëpër rrugë. Në Concepsion menjeherë banorët u drejtuan drejt tarracave dhe kodrave për t’i shpëtuar një cunami të mundshëm.
Lëkundjet e para u regjistruan në 11:39 sipas orës lokale dhe e dyta 12 minuta më pas me magnitudë 6.9. Shërbimi i Alarmit Idrografico e Oceanografico (Shoa) i marinës deklaroi se ishte dhënë alarmi cunami dhe u kërkoi banoreve të zonave bregdetare të evakuoheshin drejt zonave më në lartësi. Megjithatë nuk bëhet e ditur për viktima.
Tërmeti i muajit të kaluar u mori jetën 500 vetëve në Kili e la mijëra të tjerë te pastrehë.
Delina Bitraku < I mëparshmi