E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Greqia të bëjë detyrat e saj

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaron se prioriteti aktual per Greqinë është të rifitojë besimin e tregjeve financiare dhe që hapat e parë të vendit të mbytur në borxhe të kenë një impakt pozitiv.

"Situata në Greqi është serioze, por opinioni i Gjermanisë është se besimi ne tregje dhe tek euro mund të rifitohet vetëm nëse Greqia ben detyrat e saj të shtepisë. Qeveria greke ka ndërmarrë një hap të parë të guximshem. Kjo duhet pranuar. Reduktimi i deficitit me 4% është një përpjekje mjaft e madhe dhe kemi parë tashmë se tregjet reagojnë në mënyrë positive" deklaroi kancelarja gjermane Merkel pas dy orësh bisedime me kryeministrin hollandez Jan Peter Balkenende.

Balkenende shtoi se vendet europiane duhet të marrin në konsideratë ndihmën e FMN si një opsion për Greqinë në një kohë kur liderët europianë po debatojnë mbi krijimin e një Fondi Monetar Europian si një opsion për t’u përballur me krizat Brenda zonës euro.

Delina Bitraku
< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›