“Killeri” i Virginias gjendet i vdekur

Vrasësi i kampusit universitar të Virginia Tech është gjetur i vdekur.
Lajmin e bëjnë të ditur disa media amerikane. Por edhe në llogarinë e kampusit në Tuiter njoftohet se “nuk ka më rrezik dhe nevojë për të garantuar sigurinë. Të gjitha aktivitetet normale mund të rifillojnë”.
Killeri gjatë ditës kishte qëlluar me armë në kampus, duke vrarë dy persona.
Në faqen e internetit shkruhej: “Pak pas mesditës, një polic ndaloi një makinë në kampus gjatë një kontrolli rutinë. Pas ndalimit, polici u qëllua për vdekje me armë. Ka patur dëshmitarë për këtë vrasje”.