E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja i thotë jo marrjes së statusit për Serbinë

Bashkimi Europian pritet t`i thotë jo Serbisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Agjensia e lajmeve “France Presse” ka publikuar sot konkluzat e samitit të BE-së ku Serbisë i mohohet statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
 

Sipas kësaj agjensie, kancelarja gjermane Angela Merkel do të mbajë edhe fjalën në samit ku do të shprehet kundër dhënies së statusit të vendit kandidat për Serbinë.
 

“Me qëllim të dhënies së statusit në mars 2012, Këshilli i BE-së i jep detyrë Këshillit të Ministrave që të monitorojë përkushtimin dhe angazhimin e Serbisë për më shumë progres në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Kosovën, duke përfshirë IBM-në dhe arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim rajonal dhe të bashkëpunojë aktivisht në zbatimin e mandait të EULEX-it dhe KFOR-it”, pritet të thuhet në tekstin e konkulzioneve.
 

Përveç Gjermanisë raporohet se qëndrim të ngjashëm mbajnë edhe Britania e Madhe dhe Austria.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›