E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet fondacioni gjerman në Bjellorusi

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka bërë të ditur se fondacioni politik gjerman “The Friedrich Ebert Foundation”, është ndaluar në këtë vend, për shkak të radikalizmit të qartë gjerman kundër Minskut.

“The Friedrich Ebert Foundation”, që ka lidhje me Partinë Social Demokrate të Gjermanisë, ka pasur një zyrë në Bjellorusi që nga viti 1997.

Në muajin maj, Berlini denoncoi dënimin me 5 vjet burg ndaj Andrei Sanikau, kandidatit kyç nga partia opozitare për zgjedhjet presidenciale, i cili ishte arrestuar ndërsa po merrte pjesë në një protestë.

Aleksandër Lukashenka u zgjodh president në dhjetor të vitit 2010, nga zgjedhjet që vëzhguesit evropianë i cilësuan të manipuluara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›