E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin SHBA po mbeshtet kontestimin e rezultatit te zgjedhjeve parlamentare

Kryeministri rus, akuzoi sot shefen e diplomacisë amerikane, Hillary Clinton për nxitjen e protestave ndaj rezultatit të zgjedhjeve

Kryeministri rus, Vladimir Putin akuzoi sot shefen e diplomacisë amerikane, Hillary Clinton për nxitjen e protestave ndaj rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Rusi duke shtuar se kundërshtarët e regjimit po vepronin me mbështetjen e Uashingtonit.
''Clinton i dha sinjalin disa aktivistëve brenda vendit. Ata e dëgjuan dhe me mbështetjen e Uashingtonit filluan të punojnë aktivisht'', deklaroi Putin.

Ndërkohë, një organizatë jofitimprurëse deklaroi sot, bazuar mbi dëshmitë e vëzhguesve vullnetarë në të gjithë vendin, se rezultati real i partisë ruse në pushtet gjatë zgjedhjeve parlamentare të së dielës së kaluar ishte inferior në 30 për qind të votave ose 20 pikë më pak sesa rezultati i shpallur.

Sipas faqes së internetit të grupit ''Observatori civil'' (nabludatel.org) partia e kryeministrit Vladimir Putin, e kredituar me 49,54 për qind të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë në fakt 29,8 për qind të votës popullore jashtë Moskës si edhe 25,8 në kryeqytet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›