E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorefluks femijesh ne pediatri 100 paciente ne 24 ore

VLORE - Burime nga mjeke te Pediatrise ne Vlore pohojne se ditet e fundit eshte shtuar ndjeshem numri i femijeve qe vijne me shqetesime gastrointestinale si diarre te vjella dhe temperature. Sipas mjekeve ne harkun e 24 oreve te fundit jane paraqitur ne kete repart me shqetesime te ndryshme rreth 100 femije te moshes 0-3 vjec.
Sipas Besnik Elezit situata eshte e pazakonte dhe dyshohet qe shkak te jete nje vater epidemike e cila nuk eshte percaktuar ende. Jemi duke punuar me intensitet ne bashkepunim edhe me sherbimet e tjera dhe Institutin e Higjienes ne Tirane per te saktesuar shkakun e kesaj situate qe po perballohet me intensitet te larte pune nga i gjithe personeli - shtoi me tej ai. Nderkohe mesohet se jane marre masat dhe po krijohen kapacitete te lira ne reparte te tjera si ne infektiv ku gjithashtu ka pasur raste te shumta te shtrimeve per femijet e moshave me te rritura. Elezi shtoi se nuk perjashtohet mundesia qe kjo gjendje te lidhet me ndotjen e ujit te pijshem si rrjedhoje e punimeve qe po kryhen ne ndertimin e ujesjellesit te ri dhe me uljen e standardeve te higjienes qe vjen per te njejtat shkaqe. Me gjithe dyndjen e femijeve me shqetesime situata nga bluzat e bardha po perballohet me sukses.
Deri dje mesohet se nuk eshte paraqitur asnje rast qe te jete serioz per jeten e pacienteve te vegjel.

d.b/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›