E Diel, 1 Nëntor 2026

Largimet nga puna fitojne 70 e qytetareve padites

20/09/2010Fier ne gjykate u regjistruan 400 padi per institucionet ku u pushuan punonjesit e administrates

FIER- Reformat e shkaktuara ne sektoret e naftes dhe arsimit kane sjelle edhe reagimet nga pala e punonjesve. Dhjetera e dhjetera raste jane perballur mes tyre dhe institucioneve qe kane sjelle pushimin e tyre nga puna. Sipas te dhenave te marra nga Gjykata e Shkalles se Pare te rrethit gjyqesor Fier kane qene rreth 400 padi nga individe te ndryshem te cilet e kane cilesuar pushimin e tyre nga puna te padrejte dhe kane kerkuar te drejten e tyre dhe per te rifituar te drejten e kthimit te tyre ne pune apo kthimit te shperblimit monetar ne banke apo asistence.

Padite

Rreth 226 ceshtje kane mundur te perfundojne sipas te dhenave te marra ne kancelarine e kesaj gjykate gjate kesaj periudhe nderkohe mbi 96 prej tyre jane ne proces ne zbatim te afateve te percaktuara per zhvillimin e ceshtjeve gjyqesore. Gjithsesi sipas vendimeve te marra nga gjykata e Fierit ne mbi 70 te rasteve kane qene qytetaret ata qe kane fituar te drejten e kthimit te te ardhurave monetare ne forme asistence por jo rikthimin e tyre ne pune nderkohe nje pjese e vogel jane terhequr nga beteja e tyre me gjykaten ndryshe nga vitet e tjera duke pasur me teper besim tek organet e drejtesise. Kane sjelle padi per institucionet ku ata kane punuar kryesisht ne sektorin e naftes rreth 400 ceshtje brenda ketij vitit ka thene kancelarja e gjykates Flora Zoto dhe vetem nje pjese e vogel jane terhequr nga gjyqi kunder tyre. Ne mbi 250 ceshtje jane fituar nga qytetaret te cilet kane qene teper te kenaqur per demshperblimin monetar pavaresisht se nuk kane fituar betejen per rikthimin e vendit te tyre te punes.

Do te ndahen sipas materialit dhe me pas do te riciklohen

Bashkia Fier projekt

riciklimin e mbetjeve urbane

FIER- Bashkia e Fierit eshte e para bashki ne Republike qe do te vere ne zbatim nje projekt pilot per diferencimin e mbetjeve urbane dhe inerte dhe me pas riciklimin e tyre. Ky projekt konsiston ne permiresimin e sherbimit te pastrimit per te cilen Bashkia e Fierit sapo ka perfunduar investimet ne infrastrukturen e mbledhjes dhe pastrimit te mbetjeve urbane. Sipas kryetarit te Bashkise Fier Baftjar Zeqaj venia ne zbatim te ketij projekti do te ndergjegjesoje banoret per ndarjen e mbeturinave ne ato shtepiake dhe inerte dhe per me teper qe keto te parat do te riciklohen. Ne te gjitha shkollat 9-vjecare ne Fier jane shperndare 120 kosha mbeturinash te rinj per hedhjen e ketyre mbetjeve. Modeli i nje qyteti te paster ne Shqiperi ka thene kreu i Bashkise Fier Baftjar Zeqaj konsiston ne disa faza. Vec atij te ndergjegjesimit qytetar permes fletepalosjeve dhe posterave por edhe shperndarjen e koshave ne shkollat 9-vjecare qe jane dhurate e qeverise holandeze qe na investon ne kete projekt dhe shume shpejt ne do ta bejme edhe riciklimin e mbetjeve urbane dhe fusha e plehrave ajo aktuale do te mbushet me konteniere ku do te ndahen vec mbetjet letra dhe vec ato inerte plastike dhe mbetje shtepiake. Mbeturinat e grumbulluara ne menyre te diferencuar do te ndahen dhe me pas do te behet riciklimi i tyre ne impiantet e ngritura posacerisht per riciklimin e ketyre mbeturinave. Projekti per permiresimin e infrastruktures se paster te qytetit ka ndihmen financiare te ambasades se vendeve te uleta dhe asistencen e Co plan. Venia ne zbatim e ketij projekti do te luaje nje rol shume te rendesishem ne pastertine e qytetit te Fierit. A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›