Kim i sjellë fat motrës

Duket se Kim Kardashian është bërë ndjellëse e mirë e fatit për motrën e saj, Khloe Kardashian.
Bëhet fjalë për shtatzëni dhe sipas medieve të huaja, Khloe është në pritje të fëmijës së parë me burrin Lamar Odom.
Khloe, e cila ka probleme me fertilitet thuhet se më në fund i ka kaluar problemet dhe së shpejti do ti shtohet listës së të famshmeve shtatzëna madje, fëmija i saj do të lind përafërsisht në të njëjtën kohë me atë të Kim.
Madje, të dyja motrat, po mendojnë të realizojnë edhe një tjetër ‘reality show’ duke u fokusuar pikërisht në përvojat e tyre të të qenurit shtatzënë pas shumë problemeve me fertilitetin./Indeksonline/