“Mjeku” që synon sflilatat italiane

Ai ka qenë dy herë fytyra kryesore e revistës “Faci” në Maqedoni, ndërkohë që bëhet modeli i parë shqiptar që paraqitet në faqet e kësaj magazine të njohur.
I suksesshëm dhe shumë ambicioz, Fatlum Aziri akoma nuk dëshiron të zbulojë planet e tij për të ardhmen.
”Akoma nuk dua të zbuloj diçka më konkrete sepse jam në bisedime me një agjenci shumë të njohur italiane dhe kur të zyrtarizohet do ta bëj publike,” ka thënë Aziri, derisa kohët e fundit po bëhet akoma më aktiv në sfilatat e vendit dhe në rajon, duke qenë kështu edhe imazh i disa kompanive në Maqedoni.
Per 23 vjeçarin student të mjekësisë, ky është vetëm fillimi, ndërsa më pas e pret një pune e lodhshme që besojmë se do ja dale mbanë si duhet./Indeksonline/