E Diel, 1 Nëntor 2026

Kim-it i ngordhë macja, i thyhet zemra

Kim Kardashian ka njoftuar në blogun e saj se macja e saj e dashur persiane, Mercy ka ngordhur pas një problem me stomakun. Ajo kishte vetëm katër muaj. 

Kim e prezantoi macen e saj me botën nga muaji shtator. Ylli e kishte emëruar atë Mercy, sipas këngës së të dashurit të saj, Kanye West.

Në shkrimin e saj, ajo ndër të tjera thotë, “Pusho në paqe, e vogla Mercy. Me dhimbje të thellë më duhet të ju them se macja ime e vogël, Mercy ka ndëruar jetë. Zemra ime është krejtësisht e thyer”.

Ajo më tej shpjegon se pasi që kishte kuptuar se Mercy po vuante nga një alergji macesh, ia dhuroi atë asistentës së motrës së saj, Khloe, e cila së fundmi sapo e kishte humbur macen e saj dhe Mercyt mund t’i dhuronte një shtëpi të lumtur.

Kim e përfundon shkrimin duke thënë, “Mercy ishte shumë gjentile dhe e dashur dhe të gjithëve do të na mungoj”.
Prej shumë kohësh, Kim nëpër rrjetet sociale ka publikuar foto të saj, duke u bërë shumë e njohur për të gjithë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›