E Diel, 1 Nëntor 2026

Momente intime në librin “Legjenda Redon”

Mbas 18 vitesh lidhje të dashtë dashurie me këngëtarin Redo Makashin, gazetarja e njohur e RTSH-së, Elda Koçi sjell librin “Legjenda Redon”.

Ndonëse çifti janë ndarë, ajo ka vendosur që në një libër autobiografik, ti përfshijë momentet e saja më të mira dhe më të kqija për lidhjen e saj të gjatë më këngëtarin.

Madje, gazetarja ka rrëfyer gjithashtu se, në këtë libër do të përfshihen edhe detaje dhe fotografi të të çiftit.

Historia e tyre e dashurisë nisi në vitin 1994. Redon Makashi ishte një këngëtar i lakmuar nga femrat dhe Elda Koçi thjesht një gjimnaziste që e takoi për herë të parë Redonin në paskuintat e një koncerti. I kërkoi një autograf dhe kaq mjaftoi që një ëndërr e saj të bëhej realitet, pra të mund të niste një histori pasionante dashurie me idhullin e saj, që zgjati deri pak muajsh.

Edhe pse ishte nga ato historitë që e dinin të gjithë, kantautori Redon Makashi nuk pranoi kurrë të rrëfehej për këtë lidhje. Ndërkohë që Elda, e cila pas takimit të saj të parë me Redonin nisi jetën e saj në Tiranë duke i hyrë profesionit të gazetarisë në Radio Tirana, për herë të parë ishte ajo që vendosi të rrëfehej ekskluzivisht për gazetën “Panorama” në vitin 2009, ndërsa dha një intervistë ku zbulonte gjithçka për lidhjen e tyre të gjatë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›