E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nata pasionante e Rihanna-s

Rihanna di gjithmonë t’ia bëjë qejfin vetit duke zgjedhur mënyra nga më të ndryshmet. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet me të brendshme seksi e transparente, mështjellur me një gëzof ndërkaq, në dorë mbante një gotë me verë.

“Kjo llojë nate”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë që ka publikuar Riri në rrjetet sociale.

Nuk dimë nëse këngëtarja këtë natë pasionante e ka ndarë me reperin, Chris Brown, por duke marrë parasysh që çifti tashmë kanë rikuperuar lidhjen, ka mundësi që kjo mbrëmje seksi t’i jetë dedikuar Chris.

Ndërkaq, kur vie puna tek të brendshmet seksi, ajo sdisa herë ka treguar se është shumë e kujdesshme për këtë detaj dhe sa herë që ajo viziton ndonjë shtet, nuk e lë pa u ndalur për të blerë të brendshme ekstragavagante.

Kohëve të fundit, Riri ka thënë se po mendon të shkëputet për një kohë nga muzika me arsyetimin se dëshiron të bëhet nënë. Ndonëse një vendim ky u çuditshëm i saj, megjithatë në ndonjë te ardhme të afërt, ndoshta do të kemi mundësi ti shohim Rihannë-n dhe Chris si prindër./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›