E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ylli i “Gangam Style” u kërkon falje amerikanëve

Koreani, Psy ka kërkuar falje publike për disa vargje që i ka kënduar, si mesazhe kundër luftës Amerikane ndaj Irakut, në një koncerti në vitin 2004 në Koren e Jugut, ku u ishte bashkuar mendimeve anti amerikane të pupullit të tij.

Shumë nga bashkështetasit e tij ishin të zemëruar rreth luftës së Shteteve të Bashkuara me Iraku sidomos pasi një missioner i Koresë së veriut, Kim Sun-il, ishte kapur nga islamikët dhe i ishte preprë koka.

Në koncertin e lartpërmendur, Psy kishte dalur në skenë duke kënduar fraza si “Amerikanët e fëlliqur duhet të vdesin ngadalë dhe dhimbshëm”.

Këngëtari i hitit, “Gangam Style”,tani që është bërë super i famshëm e sidomos në Amerikë, duke qenë I vetëdijshëm se çfarë pasoja mund të ketnë ato fjalë për karrierën e tij,ka vendosur t’I bie “pishman”
.

'Kënga të cilën e kam kënduar tetë vitë më përpara, ishte pjesë e një reagimi emocional ndaj luftës në Irak dhe vrasjes së dy qytetarëve të pafajshëm korean. Mua më vjen shumë për interpretimin që i është bërë asaj çfarë kam thënë. Do të ndihem gjithmonë keq nëse ato vargje e kanë lënduar dikë”, ka shpjeguar është spejguar këngëtari'./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›