E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim nuk do të ngutet me dietën

Kim Kardashian, si duket, nuk është edhe aq e brengosur me kritikat e të tjerëve në lidhje me peshën e tepruar, si pasojë e shtatzënisë.

Ajo ka vendosur të mos nxitohet menjëherë pas lindjes për të hyrë në dieta rigoroze. Kim ka vendosur, si duket, ta marrë kohën e nevojshme për të arritur humbjen e peshës dhe nuk do të ngutet për ta bërë këtë në një mënyrë tepër të nxituar, që mund të ketë rezultate negative më vonë.

Ajo madje e ka refuzuar një ofertë për të humbur peshë me një dietë publike para të gjithëve, të cilën ia ka ofruar ekipi i ‘Weight Watchers’.

Sipas përfaqësueses së tyre, Kim nuk është e interesuar, sepse dëshiron që ta marrë kohën e nevojshme për të humbur peshë, pa qenë nën presion për këtë gjë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›