Kim takimin me gjyqtarët e Apelit të GJKKO: Qëndroni të pavarur, ne do ju mbështesim

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvillua për të dytën ditë radhazi takim me gjyqtarët e GJKKO.
Gjatë takimit me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Kim tha se ato duhet të bëjnë punën e tyre me ndershmëri dhe se do të kenë gjithmonë mbështetjen e SHBA-së.
Kim thekson se një gjyqësor i drejtë dhe i paanshëm është jo vetëm për Shqipërinë por edhe për aleatët e vendit.
“Nuk mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e një gjyqësori të drejtë, të paanshëm dhe të guximshëm, jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për miqtë dhe aleatët e tyre. Shqipëria po ecën përpara, jo pa vështirësi, por megjithatë po ecën. Rruga përpara, është e vetmja rrugë për të moshuarit shqiptarë, të cilët nuk hoqën kurrë dorë nga shpresa dhe për djemtë dhe vajzat e reja, të cilët kanë aq shumë nevojë për të. E nxis çdo gjyqtar dhe prokuror të këtij vendi që ta bëjë punën e tij me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari. Ne do të qëndrojmë krah jush, do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me ju” tha Kim.
/rtsh.al/