E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protesta e pedagogëve, Meta: Qeveria nuk ka prioritet arsimin, por krimin

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka sulmuar qeverinë për atë të cilën e konsideron si vjedhjen e shekullit, aferën e inceneratorëve dhe koncensioneve korruptive. Meta është ndalur te protesta e pedagogëve duke deklaruar se qeveria e ka të pamundur të plotësojë kërkesat e studentëve dhe pedagogëve pasi nuk ka prioritet arsimin, por krimin.

“Ndërsa popullit i kërkohet të kursejë dhe shtrëngojë rripin, “Rilindja” e Edvin Ramës vazhdon të shtojë pagesat për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, por edhe koncesionet e tjera korruptive. Për të plotësuar kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve “Rilindja” e ka të pamundur sepse prioriteti i saj është krimi dhe jo arsimi.

Partia e Lirisë përkrah kërkesat e ligjshme të pedagogëve e studentëve dhe shpreh bindjen në triumfin e kauzës të tyre për një arsim cilësor, që i jep fund largimit të pedagogëve dhe studentëve nga vendi”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›