Kimera e politikanit Haxhi Kristaq Rama
Për të marrë titullin “Haxhi” nuk është më e nevojshme të shtegtoni deri në Mekë apo Medinë për të shlyer detyrimin e një myslimani të devotshëm. Sot Ju që jeni në kërkim të shtegtimit nuk kemi përse të ecni aq larg, mjafton - kuptohet me pak fat - të hyni në Partinë Socialiste dhe të mund të gjeni falas një lloj tjetër “Haxhi”. është “haxhi i 30 prillit” i Haxhi Qamilit, projeksioni retrospektiv i së cilës mund ta identifikoni tek haxhi-hafiz-Kristaq-Rama. Shkurt, Edi. Gjithsesi ky “haxhillëk” nuk shtegtohet për t’u lutur për gjynahet, por për t’u gjendur tek hani i partisë edviniane ku rekrutohesh për të bërë revolucionin e kuq, në mos një të përafërt me “Revolucionin e Qershorit”, në kuadër të citimeve të Imzot Fan Stilian Nolit.
Edi Rama në mini-mitingun e Korēës bëri të ditur programin revolucionar që do të lindë si “grupi i ri i Korēës” në imitim të Enver Hoxhës që bënte pjesë në “grupin komunist të Korēës”. Ka edhe një koincidencë sa banale po aq edhe interesante: Enveri Hoxha në Korēë kishte shok intimë të tij Koēi Xoxen, kurse Edi Rama për shok të tij intim ka Koēo Kokëdhimën. Dy indicie bëjnë një provë dhe prova e patjetërsueshme është në faktin se shokët intimë të Liderëve komunistë apo socialistë qenkan me emrin Koēo.
Afërmendsh historia ecën, por me sa duket ngjarjet social-politike përsëriten në formën e një rrethi vicioz, në përmasa të njëjta, por me stade të reja. Sidoqoftë një rreth vicioz e ndjek karrierën e Edi Ramës në politikë. Të gjithë e dinë se Shqipëria është aq e vogël saqë ēdo njeri ka lidhje familjare me dikë. Edi Rama ka një lidhje fort familjare me Haxhi Qamilin, jo aq për dashurinë e tij për brekushet, por për afinitetin për familjen Peza. Qysh herët në moshën 17-vjeēare, Myslym Peza shërbente në oborrthin e Haxhi Qamilit dhe Myslymi vetë e ka cituar këtë fakt në disa kujtime të vetat.
Grupi i ri i Korēës me treshen sulmuese Edi-Koēo-Taku që pas mitingut të qytetit të mandolinave ku i kanë rënë tambureve të revolucionit të planifikuar të shndërrohet në dhunë protesta dyditore e 30 prillit dhe e 1 majit. Plani është i thjeshtë, kërkohet një provokim i militantëve për t’i lëshuar drejt institucioneve kushtetuese. Jemi të sigurt në burime se në kësisoj situatash, gjithfarësoj aventurierësh, intrigantësh, gangsterësh e psikopatësh, shndërrohen fare thjeshtë në heronj. Frika më e madhe në kohët moderne është regresi i modeleve të shkuara. Pra edhe mishërimi i një tjetër Haxhi Qamili është pritur të gjallojë brenda një aventurieri injorant, analfabet emocional dhe fanatiku mizogjin dhe kush më mirë se I Papranueshmi është kandidat për t’u bërë Dovlet. Ndërkaq Ai, xhaxhi Rama pret me padurim aleancën e kutive me krizën ekonomike, për të konfirmuar këtë lidhje mjafton të shikosh konferencën për shtyp të PS, ku i atribuohet ēdo gjë, edhe kriza - thjesht e vetëm e qeverisë “Berisha2” dhe pastaj, me një lidhje të shkurtër (me një nëntekst banal) se me ardhjen e saj në pushtet, meqenëse ka denoncuar përherë këtë qeveri, do ta zgjidhë krizën e shkaktuar prej saj. Një plan që në mendjen e tij perverse përjetohet si e vërtetë, pro realiteti është krejt i kundërt. Ekonomia mbajti një qëndrim pro-pozitiv ndaj furtunës botërore të kredive të këqija. Po ashtu afrimi i liberalizimit të vizave do të ēlirojë një kapital të ngrirë. Pranimi i statusit të kandidatit do të freskojë planet e biznesit duke zgjeruar gamën e produkteve vendase, Made in Albania. Nëse do të ketë një tango politike mund të kemi shpejt krijimin e gjykatës Administrative që do të i jepte një herë e mirë fund padrejtësisë ndaj biznesit të vogël dhe të mesëm. Në fund amnistia fiskale do të bënte të mundur optimizmin investimeve në industrinë e lehtë dhe aftësimin e shërbimeve për qytetarin.