Kimi Raikonen nenshtron Sepangun
Jeton Selimi
Rimisherimi, ai i te tjereve, ka mbaruar. Kambana ka tringelluar ne Sepang, "profesori" Kimi Raikonen ka marre vend ne kateder ashtu sikurse nxenesi model Ljuis Hemilton dhe shoket e tij te rinj jane gati te degjojne leksionin e "Kokekuqes" kampione bote. Mekat vetem qe pas derrases se zeze perfundoi Felipe Masa, fajtor per paqendrueshmeri: shume i perqendruar ne ndjekjen e shokut ne arrati vetmitare, beri nje kthese 360 grade kur duheshin edhe 26 xhiro nga perfundimi duke mos i dhene mundesi Ferrarit te bente bis ne podium dhe te ekuilibronte goditjen e pare te marre ne Melburn. Shkumezoi Felipe, kur pas xhiros se 18-te sheh shokun e skuadres qe pas pit stopit te pare eshte gjendur prapa"Iceman". Masa u thirr ne bokse dy xhiro perpara shokut te skuadres, nderkohe Kimi bere dy xhiro te shpejta dhe, kur finlandezi doli nga bokset, parakalimi ishte ceshtje e mbyllur. E mori keq kete pune braziliani dhe nisi te pilotoje rremujshem derisa mbeti i palevizur. Fitorja e Raikonen ishte ceshtje e mbyllur. Pas shpines se Kimit nuk shikohet as hija e Ljuis Hemilton, qe ka humbur dy sekonda per cdo xhiro, por Kubica dhe Heiki Kovalainen. Ne vend te katert italiani Jarno Truli dhe pas tij djaloshi-mrekulli anglez, qe nuk arriti dot ta kalonte pilotin e Toyota. Nje gare jo e mire ajo e djeshmja per Hemiltonit, i cili pas penalizmit, nuk pati fat edhe ne pit-stop pasi mekaniket e McLaren e vonuan mjaft nderrimin e nje gome, cka i kushtoi 20 sekonda vonese rivalit kryesor te Raikonenit.
Hamilton: Sikur ta kisha pasur nje birre!
"Cfare ndjeva gjate atyre 20 sekondave te pit-stopit? Eh, te pakten te kisha pasur nje birre" ka thene buzagaz 23 vjecari. Pastaj, serioz flet per garen: "Qendrova pas Mark (Veber) per shume kohe, dicka e keqe kjo qe nuk te ndihmon te parakalosh". Me pas vjen pit stopi i famshem: "Nuk e mora vesh se cfare ndodhi, mbase kemi nevoje per nje pistolete te re pneumatike..."
Renditja ne CM te Malajzise
1.Kimi Raikonen Fin Ferrari
2.Robert Kubica Pol BMW Sauber
3.Heiki Kovalainen Fin McLaren
4.Jarno Truli Ita Toyota
5.Ljuis Hemilton BM McLaren
6.Nik Haidfild Ger BMW Sauber
7.Mark Veber Aus Red Bull
8.Fernando Alonso Spa Renault
Renditja e pergjithshme
Pilotet
1.Ljuis Hemilton BM 14 pike
2.Kimi Raikonen Fin 11
3.Nik Haidfild Ger 11
4.Heiki Kovalainen Fin 10
5.Robert Kubica Pol 8
6.Niko Rosberg Ger 6
7.Fernando Alonso Spa 6
8.Jarno Truli Ita 5
9.Kazuki Nakajima Jap 3
10.Sebastien Burde Fra 2
Konstruktoret
1. McLaren 24
2. BMW Sauber 19
3. Ferrari 11
4. Williams 9
5. Renault 6
6. Toyota 5
7. Red Bull 2
8. Toro Rosso 2
SSSASS