Ne kishe per te "lare" mekatet...
Luljeta Ndoka
Edhe pse eshte i ri ne moshe, atij nuk i vjen turp te perulet. Ndonese nga moshataret e tij kjo gje shihet paksa me cudi, te shkoje ne kishe, per Gentianin nuk perben ndonje problem, perkundrazi. Lutja ne shtepine e Zotit eshte si nje takim me kete te fundit. Sigurisht jo takim shume i shpeshte, por te pakten me raste kremtimi te festave te medha katolike. Gentian Kola, 28-vjecari nga Shkodra, nuk e ka humbur rastin edhe dje me rastin e dites se ringjalljes se Krishtit qe te lutet per sa me shume paqe e miresi. Mjegulltazi i kujtohet teksa nena e tij lutej ne fshehtesi gjate regjimit komunist. Ndersa tani, 28-vjecari e sheh si nje lloj bekimi qe tashme cdokush mund te lutet haptazi, kur dhe ku te doje.
Femijeria
Vite me pare, kur ai ishte ende femije, fjalen "Pashke" ka mundur ta lidhe shume-shume me emrin e ndonje bashkeqytetari ne Shkoder. Ndersa me vone, pas viteve '90, mesoi se Pashket ishin nje feste fetare, e cila perkujtohej ne nderim te ngjalljes se Krishtit. "Mbaj mend qe nena ime bente shpeshhere kryqin. Ndersa ne nje dite te vecante, na ngjyroste edhe veze. Kjo ishte pjesa me e dashur per mua dhe femijet e tjere, t'u mburreshim njeri-tjetrit se kush i kishte ngjyrosur me bukur", buzeqesh Genti. Ne fakt, nje gje e tille behej ne fshehtesi, ndersa sot, pas 18 vjetesh, djaloshi shkodran thote se shkon ne kishe ne shenje respekti ndaj Krishtit, i cili besohet se u flijua per te "lare" mekatet njerezore.
Kremtimi
Edhe pse 28-vjecari ka nje biznes privat per te cilin i duhet te kujdeset personalisht, nje gje e tille nuk e ka penguar qe t'i kushtoje kesaj dite te vecante nje apo dy ore. "Sot kemi bekuar buken, kemi ngjyrosur veze te shumta, te cilat ia kemi dhuruar femijeve kryesisht dhe kemi ardhur ne kishe", tregon djali. Ai thote se nuk ia ka prishur qejfin prinderve edhe per te bere ndonje vizite tek te afermit e pakte qe kane ne Tirane. Ndersa fill pasi te kthehet te lokali qe ai drejton, do t'i shtrohet punes. Mesazhi qe Gentiani jep, eshte qe te besosh nuk eshte turp. Nuk eshte as dobesi. Por, sipas tij eshte frike dhe respekt ndaj Zotit.
Toleranca
Gentiani nuk preferon ta quaje veten besimtar fanatik. Me modesti ai shprehet se beson ne Zot, dhe ne birin e tij Jezu Krishti. Por, sipas 28-vjecarit, toleranca fetare eshte nje pike qe ai e respekton me shume dashuri. Ka shume shoke e shoqe myslimane, ortodokse, etj., dhe i ka shume per zemer. Madje per te nuk do te perbente asnje problem nese bashkeshortja e ardhshme do i perkiste nje feje tjeter. Sepse ne fund te fundit, rendesi nuk ka fakti nese je i krishtere apo mysliman, por fakti qe ka nje zot, dhe per me teper qe besojme ne te. "Pa dashur te blasfemonte, gjyshi im thoshte qe fete jane si partite, ndersa Zoti si qeveria. Zoti eshte i plotfuqishem, ndaj eshte mire qe te besojme ne te, t'i lutemi, pavaresisht formave me te cilen e bejme nje gje te tille", tregoi dje per "KJ", Gentiani, i cili pavaresisht ketyre fjaleve, thoit se e adhuron fene katolike. Le ti lutemi Atij te na mbushe jeten tone me dhuratat e fese, shpreses e dashurise. Te mundohemi t'i perngjajme sa me shume Apostujve te Krishtit e nje dite te gezojme lumturine e Parajses me ta e me te gjithe shenjterit ne prani te Zotit per amshim.
Bamir Topi
Presidenti i Republikes se Shqiperise i shoqeruar nga Zonja e Pare Teuta Topi vizitoi dje Seline e Arqipeshkvise Metropolitane Tirane-Durres ne Tirane me rastin e Festes se Pashkeve katolike. Ai shprehu urimet me te mira per besimtaret katolike shqiptare me rastin e ringjalljes se Jezu Krishtit dhe rilindjes se shpreses per nje te ardhme me te mire per kombin tone
Sali Berisha
Kryeministri i vendit vizitoi dje Katedralen e Shen Palit ne Tirane, ku u prit nga Arqipeshkvi i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise, Imzot Rrok Mirdita. Duke shprehur urimet per besimtaret katolike dhe te gjithe besimtaret shqiptare, Berisha u shpreh se kjo eshte nje dite ringjalljeje, shprese dhe besimi te pashtershem tek Zoti, vlerat dhe e ardhmja
Jozefina Topalli
Kryetarja e Kuvendit vizitoi Katedralen e Shen Palit, ku u prit nga Arqipeshkvi i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise, Imzot Rrok Mirdita. Kryetarja e Kuvendit tha se Dita e Pashkeve, eshte dite shume e bukur, dite e rilindjes, ajo e ringjalljes. "Le te jete nje dite shprese, besimi dhe rikthimi te te gjitheve ne jeten normale,"- tha ne urimin e saj Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Ilir Meta
Kryetari i LSI-se Ilir Meta vizitoi dje Seline e Arqipeshkvise Metropolitane ne Tirane me rastin e festes se Pashkeve Katolike. Meta i ka dhene Imzot Rrok Mirdites urimet me te mira per te gjithe besimtaret katolike shqiptare. "Gezuar Pashket, kete dite ringjallje, kete dite shprese, edhe paqe. Shpresoj dhe uroj, qe viti tjeter te na gjeje me me shprese", uroi Meta
Vezet e kuqe, magjia e gjakut te Krishtit,
Vezet, ne fakt, ndoshta per shkak te formes dhe perberjes te vecante, kane pasur gjithmone nje rendesi unike, simbolin e jetes ne vetvete, por edhe te vet misterit. Qysh ne kohet e paganizmit, te disa besime, "Qielli e Toka", konsideroheshin dy gjysma te se njejtes veze, ato ishin simbol i kthimit te jetes. Zogjte pergatitnin folete e tyre dhe i perdornin per veze: atehere te gjithe e dinin se dimri dhe te ftohtit tashme kishte kaluar. Greket, Kinezet dhe Persianet shkembenin veze si shenje dhurate per festat e Pranveres, po ne Egjiptin e lashte, vezet e dekoruara i shkembenin ne fillim te "vitit te ri", sepse ne ate kohe Viti bazohej akoma sipas stineve. Veza gjithashtu konsiderohej edhe si simbol i fertilitetit, per arsye se atehere ishte e pashpjegueshme lindja e nje qenie te gjalle, prej nje gjeje kaq te vecante dhe te cuditshme. Me ardhjen e Krishterimit, vezet u bene simbol i rilindjes jo te natyres por te vet njeriut, te ringjalljes se Krishtit si nje zoge qe del prej veze, Krishti doli i gjalle prej varrit. Simbolika e vezeve te ngjyrosura me ngjyra ndricuese paraqesin ngjyrat e pranveres dhe driten e diellit. Ato me ngjyre te kuqe te mbyllte jane simbol i gjakut te Krishtit.
SSSASS