E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qellojne mbi policine, kapen 3 te rinj

Tre persona jane arrestuar ne flagrance ne oret e para te mengjesit te djeshem, te akuzuar se kane qelluar me arme mbi policine. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bejne te ditur se ne pranga kane perfunduar Ismail Nuredini, 21 vjec, lindur e banues ne lagjen Popullore Shijak Durres, Bledar Kusi, 24 vjec, lindur e banues ne Katund Sukth Durres dhe Denis Vrioni, 20 vjec, lindur e banues ne Katund Sukth Durres. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21.00 te mbremjes duke u gdhire dita e djeshme, teksa tre te rinjte ne vendin e quajtur "Kater Rruget" ne Shijak, udhetonin me autoveturen tip "Golf" me targa TR 51 23 C. Policia e Durresit beri te ditur dje se "tre te arrestuarit nuk i jane bindur urdhrit te punonjesve te Policise Kriminale, i kane kanosur duke qelluar me arme zjarri e me pas jane larguar me shpejtesi me automjetin e tyre". Me te marre njoftimin, ne ndjekje te tyre jane vene patrulla te policise rrugore, skuadra te levizshme te policise se rendit dhe te grupit te gatshem te rajonit te policise se qytetit te Shijakut. Burime nga policia e Durresit bejne te ditur se tre personat jane ndaluar brenda pak minutash prane vendit ku qelluan me pistolete, ndersa ne oren 03.30 te mengjesit te djeshem u vendos arrestimi i tyre ne flagrance. Policia tha se ne ecje e siper ata kane flakur nga dritarja armen tip pistolete, e cila po kerkohet ende nga uniformat blu. Kontrollet e metejshme ne banesat e tyre kane cuar ne procedimin penal ndaj babait te njerit prej te arrestuarve. Kadri Kusit, 49 vjec, iu gjet ne banese nje arme gjahu turke dhe 23 cope fisheke te cilet i mbante pa leje, por ai do te procedohet ne gjendje te lire.
Keti Jaupaj
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›