E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon per te vjedhur, vdes nga korenti

Nje 17-vjecar nga fshati Tren i rrethit te Devollit, ka vdekur nga kontakti me rrymen e elektrike, ndersa po perpiqej te shkepuste nje cope shufre bakri brenda nje kabine. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ne nje stacion elektrik ne afersi te fshatit Tren. Xhulio Kape, ka humbur jeten ndersa ishte kacavjerrur ne instalimet elektrike te nje kabine, ku synonte te merrte nje shufer bakri te cilen me pas do ta shiste per skrap. Vdekja e adoleshentit ka rrezikuar nje tragjedi te dyfishte, pasi babai i tij, Qani Kape, teper i tronditur kur ka pare djalin e tij te shkrumbuar, u ngjit edhe ai ne instalimet elektrike per te larguar trupin. Eshte dashur nderprerja e energjise ne te gjithe zonen dhe ndihma e specialisteve per te nxjerre nga lartesia ku ishin vendosur instalimet e korrentit trupin e 17-vjecarit. Pas kesaj ngjarjeje, banore te fshatit Tren u ankuan se stacioni elektrik nuk kishte aspak masa sigurie. Persona te ndryshem arrinin te depertonin jo vetem ne ambientet pa dyer e dritare, por edhe ne brendesi te kabines elektrike per te vjedhur atje pjese metalike, sic ndodhi me adoleshentin qe vdiq nga goditja e rrymes elektrike.
G. Ashimi
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›