E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klaudio Ranieri: Tani e ka radhen Roma

Dy me nje kunder Interit dhe tre me zero per senatoret. Mbremja e San Siros ka kurorezuar Ranierin pas 8 muajsh ne pankinen bardhezi. E tija fitorja ne fitore. E tija hakmarrja me e madhe. I tiji vendi i pare ne panteonin sezonal te Juventusit. Pas besimit te shoqerise, e ardhur pas sfides se "Meazza"-s, ja ajo e gjithe popullit bardhezi. Dhe e senatoreve. Qe mbase tani e kane mbyllur gojen. Per gjithnje. Ne fushe, loje, vrap e rezultat; jashte, asnje pergjigje te nxituar apo kritika ish-drejtuesve. Trajneri roman ka nisur rrugen e senatoreve me hap te shpejte duke iu nenshtruar, mbase per here te pare qe kur ka mberritur ne Torino perpara grupit. Me ne fund ai ndiqet nga te gjithe... "Shume e rendesishme ishte fitorja ne Milano, tani mendojme per te ardhmen duke synuar vendin e dyte: ne besojme". Ky eshte Ranieri qe u pelqen fansave bardhezinj: ambicioz, i patutur. Por kujdes hierarkise... "Kamoranezi? Nje pershtates i perkryer. Del Piero? Po ben nje kampionat te hatashem, meriton Evropianin. Trezege? Shfrytezon gjithnje topin e duhur. Nedved? Luftetari i zakonshem". Dhjete pike ne kater ndeshje, Roma e madhe (ne vend te dyte) eshte vetem 6 pike larg. Ne kete kampionat, ne mbremjen qe kerkonte te hidhte tej historine e erret te se kaluares se afert, Ranieri u hakmor per te tere: shoqerine, tifoze, senatore. Dhe per veten e tij.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›