E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kimura, më i vjetri në botë

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 17:49

Burri më i vjetër në botë festoi 114-vjetorin e lindjes së tij të martën dhe u shpreh se planifikon të jetojë deri në moshën 120-vjeçare.

Jirouemon Kimura, një ish-punonjës poste japonez, u shpall burri më i vjetër në botë pas vdekjes javën e shkuar të mbajtësit të këtij rekordi, amerikanit Walter Bruening.

“Është një nder i madh dhe nuk mund të përshkruaj me fjalë atë që ndiej”, u shpreh Kimura.
Japonezi mendon se sekreti i jetëgjatësisë së tij është ngrënia me masë: “Kur ndjeja se 80% e stomakut ishte plot, atëherë ndaloja së ngrëni.”

Japonezi që ka lindur më 19 prill 1897, ka punuar në zyrat postare deri në moshën 90-vjeçare.

Personi më i vjetër në botë është një grua amerikane Besse Cooper (114 vjeç). Ajo ka lindur më 26 gusht 1896.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›