Kinë, dënohet me vdekje pasi vrau burri abuziv
Grupet e të drejtave të njeriut po bëjnë fushatë në Kinë për t’i shpëtuar jetën një gruaje që ka varrë bashkëshortin e saj abuziv, pasi ai e kishte djegur me cigare në fytyrë dhe i kishte prerë pjesërisht dorën. Gjykata e dënoi atë me vdekje. Li Yan, 41 vjeçe, nga provinca Siçuan në Kinën Jugperëndimore, ishte torturuar nga i shoqi Tan Yong prej një kohe të gjatë. Ajo i kishte kontaktuar autoritetet disa herë për të kërkuar mbrojtje nga i shoqi. Policia i kishte bërë foto trupit të saj pas një prej abuzimeve të tij, por nuk ishte marrë asnjë masë. Në një rast abuzimi ajo kishte arritur ta vriste të shoqin. Li u dënua në janar dhe menjëherë më shumë se 100 dijetarë dhe ekspertë ligjorë kinezë kanë nënshkruar një peticion për të shpëtuar jetën e saj.