E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moskë: Vritet aktivistja për të drejtat e njeriut

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Çeçenisë, Madina Kazhjeva, tha se kufoma e së ndjerës Estemirova, me dy plagë në kokë, është gjetur afër qytetit Nazran.

Organizata për të cilën punonte aktivistja ruse, Memorial, ka njoftuar se Estemirova ishte rrëmbyer më herët në kryeqytetin çeçen, Grozni.

Anëtari i organizatës Memorial, Aleksandër Çerkasov, dha një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

“Natasha kishte disa takime të caktuara për sot dhe për shkak se nuk u paraqit në ato takime, kolegët e saj vendosën të shkojnë në shtëpinë e saj, ku gjetën njerëz, që ishin dëshmitarë të rrëmbimit të saj. Ata thanë se e kanë parë Natashën të jetë hedhur në një veturë të bardhë duke bërtitur se po rrëmbehet”, tha Çerkasov.

Organizata Human Rights Watch tha se Estemirova po punonte në një rast të ndjeshëm për shkeljen e të drejtave të njeriut në Çeçeni.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›