Presidenti rus dënon vrasjen e Estemirovës
Trupi i aktivistes, Natalya Estemirova, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri, u gjet disa orë pasi u rrëmbye në kryeqytetin çeçen, Grozny.
Znj. Estemirova po mblidhte dëshmi për diegien e shtëpive në Çeçeni nga grupe paraushtarake, të cilat gëzojnë mbështetjen e Moskës.
Ajo ishte mike e ngushtë dhe bashkëpunëtore e gazetares së vrarë ruse, Anna Politkovskaya.
Në Uashington, Shtëpia e Bardhë ka thënë se ishte e trishtuar nga lajmi dhe ka bërë thirrje që personat përgjegjës për vrasjen e saj, të dalin para drejtësisë.
Aktiviste 'e guximshme'
Trupi i Natalia Estemirova u gjet i hedhur në një pyll pranë kufirit mes dy republikave ruse të Çeçenisë dhe Ingushetisë.
Vetëm disa orë më parë, aktivistja 50 vejçare e të drejtave të njeriut, kishte arritur tu tërhiqte vëmendjen me britma kalimtarëve të rastit, teksa po futej me zor në një makinë të panjohur jashtë shtëpisë së saj.
Estemirova dhe Politkovskaya kanë hetuar rrëmbime, torturime dhe vrasje të jashtëligjshme nga ana e forcave ruse në luftën kundlër kryengritjes islame në Çeçeni.
Para tri vjetëve Anaa Politkovskaya u vra jashtë shtëpisë në Moskë, Vrasësist e saj nuk kanë dalë ende para drejtësisë.
Korrespondenti i BBC-së në Moskë thotë se tani në Rusi, është vrarë një aktiviste tjetër e guximshme e të drejtave të njeriut.
Start/bbc