E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina/ Goditet nga tajfuni, 26 të plagosur

Taifuni Koppu mëngjesin e së martës ka prekur provincën Guangdong që ndodhet në Kinën Jugore. Stuhia goditi zonën pasi përfshiu Hong Kongun dhe duke provokuar plagosjen e të paktën 28 personave. Lajmi është bërë i ditur nga media shtetërore. Typhooni, i 15-ti për këtë vit, preku zonën rreth orës 7 të mëngjesit sipas orës lokale, duke sjellë me vete erëra me shpëjtësi deri në 126 km në orë. Të dhënat janë marrë nga stacioni meteorologjik shtetëror që citohet nga agjencia e lajmeve Xinhua. Për shkak të motit të keq janë mbyllur shumë shkolla fillore, por edhe të mesme në Shenzhen. Ndërkaq në zonat portuale, 1140 anije peshkimi janë kthyer në port, raporton Xinhua, ndërsa po sipas këtij burimi, 26 000 anijeve të tjera u është kërkuar të ankorohen në port. Gjithashtu janë evakuuar edhe qindra punëtorë të naftës, pasi ishte njoftuar mbërritja e taifunit Koppu. Sipas parashikimit të meteorologëve, stuhia do të sjellë reshje të dendura të shiut gjatë ditëve të ardhshme. Të tilla taifune, godasin shpesh Kinën, Tajvanin, Filipinet dhe Japoninë në gjysmën e dytë të vitit, duke u fuqizuar nga ujërat e ngrohta të Oqeanit Paqësor ose nga deti i Kinës Jugore, përpara se të dobësohen në tokë. Stuhia Morakot, që ishte dhe taifuni më i keq në 50 vitet e fundit dhe që goditi Taivanin së fundmi, vrau rreth 500 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›