E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama-Putin: T’i jepet fund dhunës në Siri

Në një komunikatë të përbashkët pas takimit të tyre të parë qëkur Putin u rizgjodh në krye të Kremlinit, ata thanë se ndanin mendimin që sirianët duhet të vendosin për të ardhmen e tyre.

Dy vendet kanë pasur qëndrime të largëta lidhur me mënyrën e zgjidhjes së krizës.

Rusia dhe Kina kanë bllokuar dy herë draft-rezolutat e mbështetura nga OKB-ja, si kritike kundrejt Sirisë.
Të dy shtetet argumentojnë se dëbimi i qeverive nga pushteti duke përdorur presion të jashtëm është i papranueshëm.

Takimi i dy liderëve pas kuintave të Samtit të G 20-ës në Meksikë vjen pas raporteve të pakonfirmuara se dy anije ruse po përgatiteshin për të lundruar drejtë Sirisë, ndërkohë që dhuna në këtë shtet vazhdon të përshkallëzohet.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-06-19 10:26
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›