E Diel, 1 Nëntor 2026

"Të gjitha problemet nisin me fiktivitetin në arsimim"

Ajo çka është më shqetësuese se varfëria, është niveli i ulët i sistemit të arsimit në shkollat tona. Duke filluar nga shkolla e ciklit 9-vjeçar, vërehet një status i ulët i mësimdhënies.

Ky nivel ka ardhur si pasojë e mangësive në shkollat e larta që nxjerrin brezat e mësuesve të rinj. Një tjetër problem është se mësues të shumtë japin nëpër shkolla një lëndë për të cilën nuk janë të diplomuar. Në qytetin ku unë jetoj, shoh që edhe nxënës me një mesatare relativisht të ulët shkojnë me hapa të imponuar deri në vit të fundit, ku më pas plotësojnë formularët për shkollë të lartë.

Dhe shumë shpesh fitojnë të drejtën e studimit shoqëruar me përfolje korrupsioni. Vetëm kur hallkat e padrejtësive të priten që në nisje, atëherë do fillojnë të ndryshojnë gjërat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›