Los Anxhelos prej pesë ditësh në flakë, 2 të vdekur
Zjarret kanë shkatërruar më shumë se 2 832 hektarë pyje në ditë, që nga dita kur nisën dhe totali i sipërfaqes së djegur është 17 199 hektarë. Flakët rrezikojnë të shkatërrojnë 10 mijë banesa dhe po dëmtojnë qendrën e rajonale të telekomunikacionit, ndërkohë që aktualisht janë shkatërruar mbi 18 banesa.
Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger u largua menjëherë nga ceremonia e varrimit të senatorit Edward Kennedy për të mbikëqyrur nga afër situatën e krijuar nga zjarret më të rënda në vend, duke paralajmëruar banorët të përmbushin kërkesat për evakuim nga flakët "shumë të rrezikshme".
Flakët e zjarreve duket se po përhapen në një vijë prej 24 kilometër në kodrat mbi zonat e populluara, ku rreth 2000 banesa po evakuohen. Dy zjarrfikësit që humbën jetën ishin pjesë e brigadës së zjarrfikësve të kontesë së Los Anxhelosit dhe ishin angazhuar në shuarjen e zjarreve, kur automjeti i tyre u rrëzua në një terren të pjerrët.