E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina e SHBA arrestojnë 26 persona për trafik armësh

Kina në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara kanë arrestuar 26 persona gjatë një hetimi të përbashkët për një unazë trafikantësh të armatimit, që dyshohet se kanë kontrabanduar armë në Kinë.

Ministria e sigurisë publike në Kinë tha se 23 të dyshuar janë arrestuar në 16 provinca kineze dhe qytete, ndërsa janë konfiskuar 93 armë, sasi e madhe pjesësh të armëve, dhe më shumë se 50 mijë plumba.

Ndërkaq policia amerikane ka arrestuar tre persona të dyshuar se kanë dërguar shumë artikuj ilegalë, që ishin deklaruar me emra të rrejshëm në dokumentet doganore.

Ambasada amerikane në Kinë e ka lavdëruar aksionin e përbashkët në hetime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›