E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacione ushtarake, vriten 50 talibanë në Afganistan

Policia afgane thotë se 50 talibanë të dyshuar janë vrarë prej mëngjesit të së hënës, në atë që policia i cilëson si operacione të sigurisë për “pastrim”.

Ministria e brendshme e Afganistanit tha se nga operacionet e përbashkëta të Ushtrisë Kombëtare Afgane dhe koalicionit të forcave të udhëhequr nga NATO, janë vrarë 30 militantë të armatosur në provincat Baghlan, Logar, Ghazni, Kandahar dhe Zabul.

Policia Kombëtare e Afganistanit njoftoi se pjesëtarët e saj kanë zbuluar dhe asgjasuar bomba nëpër rrugë dhe një motoçikletë me ekploziv, në provincat Badakhshan, Nimroz dhe Badghis.

Në provincën Helmand, shefi i policisë në vendbanimin Sangin, Mohamed Sharif, i tha Radios Evropa e Lirë, se 20 luftëtarë talibanë janë vrarë gjatë luftës tetë orëshe, që kishte filluar pasi talibanët e kishin sulmuar një shkollë të afërt në lagjen Musa Qala.

Gjatë këtyre luftimeve janë vrarë dy pjesëtarë të policisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›