Themeluesi i WikiLeaks kërkon rihapje të çështjes për ekstradim

Themeluesi i faqes WikiLeaks në Internet, Xhulian Asanzh, i ka kërkuar sot Gjykatës Supreme në Britani, që ta rihapë ankesën e tij kundër ekstradimit në Suedi.
Këtë kërkesë e ka konfirmuar edhe një zëdhënës i Gjykatës Supreme.
Gjykata Supreme, muajin e kaluar, e ka refuzuar kërkesën e Xhulian Asanzhit kundër esktradimit, por avokatët e tij thonë se ata kërkojnë rihapjen e rastit pasi nuk kanë pasur rast t`i analizojnë disa nga provat e paraqitura.
Asanzh u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitin 2010, kur WikiLeaks i publikoi qindra mijëra dokumente sekrete të Shteteve të Bashkuara.