E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Irani totalisht i izoluar

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Irani është duke u ballafaquar me një shkallë të paprecedentë të izolimit, të shkaktuar nga bashkimi i forcave më të mëdha të cilat kundërshtojnë prodhimin e një arme bërthamore nga Teherani.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Tom Donilen, u tha gazetarëve se Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë një qëllim të përbashkët, e që është parandalimi i krijimit të një arme bërthamore nga Irani.

Presidenti amerikan, Barack Obama, diskutoi me liderët rusë dhe kinezë mbi ambiciet e Iranit për krijimin e armëve bërthamore gjatë samitit në Havaje.

Ndërkohë, Donilën komentet e tij i bëri në ditën e fundit të turneut nëntë- ditor të Obamas në Azi.

Në anën tjetër, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore ka miratuar një rezolutë që nënvizon “shqetësime të thella dhe në rritje” për aktivitetin bërthamor të Iranit.

Bordi me 35 anëtarë i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike e miratoi rezolutën, afro një javë pasi agjencia tha se kishte prova të besueshme se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›