E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza po ndihmon konservatorët në Spanjë

Nën ndikimin e krizës dhe papunësisë së lartë në vend, votuesit e Partisë Socialiste Spanjolle duan t'i japin asaj një mësim të mirë.

Prandaj të gjithë vëzhguesit mendojnë se do të fitojë Partia Popullore konservatore, në zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen nesër.

Dhe nuk priten shumë befasi: të gjithë vëzhguesit mendojnë se ketë një fitore për Partinë Popullore konservatore spanjolle, PP.

Vëmendja natën e zgjedhjeve do të përqendrohet më pak tek përqindja dërrmuese e votave që do të fitojë PP, e cila sipas shumicës së sondazheve do të marrë të paktën 45 për qind të votave dhe shumicën absolute të vendeve në parlament.

Vëmendja më e madhe do të përqendrohet se deri ku do të shkojë humbja e Partisë Socialiste të Punëtorëve Spanjollë (PSOE).

Pritet që PSOE të dalë me rezultatin më të keq që nga viti 1977, kur u zhvilluan zgjedhjet e para të lira që nga rivendosja e demokracisë. Sondazhet e fundit parazgjedhorë thonë se socialistët mund të fitojnë më se shumti 30 për qind të votave.

Në tremujorin e tretë të këtij viti, ekonomia në Spanjë po shënon stagnacion.

Papunësia aktualisht është rreth 22 për qind, madje në mesin e të rinjve rreth 45.8 për qind. Ky është niveli më i lartë në BE.

Të ardhurat e familjeve ranë këtë vit krahasuar me vitin 2010 për 4,4 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›