Ministri i Jashtem gjerman Westerwelle angazhohet ne Pakistan per bashkepunim me Afganistanin

Pa Pakistanin nuk mund te arrihet paqja ne Afganistan
Fakti qe shefi i diplomacise gjermane Guido Westerwelle takoi te premten 18.11. ne Islamabad fillimisht shefin e ushtrise Ashqaf Kayani kishte te bente thjesht me kalendarin e takimeve prapeseprape ne menyre indirekte do te thote shume. Kunder udheheqjes ushtarake ne Pakistan nuk vendoset asgje. Kjo vlen natyrisht edhe kur ne pyetje eshte vendi fqinj Afganistani. Roli i Pakistanit eshte i paqarte te dy vendet nuk i besojne njeri-tjetrit dhe keshtu qellimi urgjent i Westerwelles eshte qe Pakistani ta perfshije sa me shume qe te jete e mundur ne procesin e paqes ne Afganistan. Pa Pakistanin nuk mund te arrihet paqja ne Afganistan.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Ashfaq Parvez KayaniHomologja e tij pakistaneze Hina Rabbani Khar i premtoi atij bashkepunim te plote pasi qe eshte ne interesin e vet Pakistanit qe te luaje nje rol konstruktiv per shkak se ai ka vuajtur me se shumti nga gjendja jostabile ne Afganistan. Ajo theksoi
Ne nuk kemi ndonje agjende te fshehte.
Asnje interes tjeter pervecse nje mjedisi te qete per Pakistanin. Kjo eshte e gjitha. Te gjithe dyshimet per interesat e Pakistanit jane te bazuara ne keqkuptime dhe jane teresisht te padrejta. Keshtu shprehet Hina Rabbani Khar.
Stabiliteti ne Afganistan eshte edhe ne interes te vendeve fqinje
Westerwelle pershendet kete si nje sinjal te forte ai flet anglisht ne menyre qe mesazhi i tij te percillet ne te gjitha mediat pakistaneze. Mbi 30 kamera jane fokusuar mbi te kur ai thekson rendesine e stabilitetit ne Afganistan. Kjo nuk eshte vetem ne interes te vendeve te angazhuara ne Afganistan apo vete Afganistanin. Stabiliteti ne Afganistan eshte po ashtu ne interes te vendeve fqinje prej te cilave Pakistani luan nje rol shume te rendesishem per nje te ardhme me te mire per Afganistanin.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Guido Westerwelle dhe Hina Rabbani KharHina Rabbani Khar shkon edhe nje hap me tej me llustrimin e saj politik. Te gjitha spekulimet per nje loje te dyfishte te Pakistanit apo ne mbeshtetje te talebaneve jane krejtesisht te pajustifikuara. Te tjeret kane deshire qe vendin tone ta bejne publikisht fajtor per deshtimet ne Afganistan tha Khar.
Ajo anashkalon keshtu faktin qe shefi i Al Kaides Osama Bin Laden per vite te tera ka jetuar i patrazuar ne Pakistan dhe qe sherbimi i fshehte pakistanez ISI edhe me tej vazhdon te luaje nje rol te dyshimte. Pervec kesaj Pakistani deri sot nuk ka arritur te largoje dyshimet se po strehon talebanet.
Westerwelle Megjithate vizita ne Islamabad ishte e frytshme
Nje afrim tjeter me vendin fqinj ne rrafshin me te larte shteteror ajo e quan te deshirueshem por serish fajin e hedh tek pala afgane. Per vallezim nevojiten dy veta. Qeveria ime e ka gjithmone doren e shtrire varet nga pala afgane a do ta pranoje ate sqaron Hina Rabbani Khar.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rajoni kufitar Pakistan - Afganistan
Nga ana e tij ministri i Jashtem gjerman eshte megjithate i bindur se vizita ishte e frytshme
Une besoj qe mund te thuhet se ka levizje ne kete proces.
Levizje ndoshta por jo edhe pajtim i cili eshte urgjentisht shume i nevojshem ne qofte se rajoni do te gjeje qetesi.
Autor Christoph Grabenheinrich / Esat Ahmeti
Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi