E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina hedh poshtë akuzat e spiunazhit ushtarak

Një gazetë kineze ofroi sot prova për pavërtetësinë e akuzave të spiunazhit ushtarak në dëm të interesave amerikane, një ditë pasi diçka e tillë u pretendua nga një ushtarak i lartë kroat.
Një general kroat siguroi se kishte parë agjentë të Shërbimeve Sekrete Kineze duke marrë pjesët e një gjuajtësi amerikan të pakapshëm nga radarët, i cili u rrëzua nga kundërajrorët jugosllavë gjatë konfliktit të Kosovës, në vitin 1999.

Disa ditë më parë, Kina inaguroi avionin e saj të parë të pakapshëm nga radari. “Nuk është hera e parë që media ka akuzuar për spiunazh pas prezantimit të mjeteve ushtarake të teknologjisë së re. Është e pakuptimtë t`i përgjigjesh spekulimeve të tilla”, deklaroi një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrotjes për të përditshmen “Global Times”.

Një pilot testimesh, Xu Yongling, siguroi se i kishte parë mirë avionët F-117 amerikanë, por garantoi se teknologjia e përdorur prej tyre nuk është e përputhshme me atë që funksionon në gjuajtësit kinezë.

Ditën e hënë, një inxhinjer ushtarak amerikan, Noshir Goëadia, u dënua me 32 vite burgim për kalimin e sekreteve ushtarake në Kinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›