E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina ka rreth 1 mijë tonë ar

Pekin -Rezervat e arit të Kinës, kanë kaluar të 1 mijë tonët. Rritja prej 75 për qind është bërë nga që nga viti 2003 deri në vitin 2008. Me këtë rritje, Kina bëhet kështu vendi me magazinimin më të madh në botë të metalit të çmuar, njoftoi sot agjencia zyrtare Hsinhua. Në fund të vitit 2008, Kina kishte 1 054 tonë ar, ose 454 tonë më tepër se në vitin 2003, vazhdon agjencia Hsinhua.

Këto shifra të reja, të bëra publike nga Administrata shtetërore e ngarkuar me shkëmbimet, i janë komunikuar Fondit Monetar Ndërkombëtar, shtoi Hsinhuaja. Kina ka tashmë rezervat më të mëdha të arit në botë, mësohet nga të dhëna zyrtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›