Në sulmin amerikan në Pakistan 12 të vdekur

Islamabad, 24 gusht - Të paktën 12 njerëz u vranë në sulmin e një aeroplani amerikan pa pilot, i cili kishte si shënjestër militantët në rajonin fisnor të Pakistanit afër kufirit afgan, njofton REL.
Raportet që citojnë burime të sigurisë dhe të zbulimit thonë se fluturakja ka shkrepur tre predha, duke goditur një objekt në Waziristanin Verior, rajon që përshkruhet si zonë ku operojnë talibanët dhe militantët e al-Qaedas.
Raportohet se në mesin e viktimave dyshohet të ketë militantë dhe civilë.