E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina mbështet dialogun mes Koresë së Jugut dhe Veriut

''Pekini mbështet kontaktet dhe bisedimet mes Phenianit dhe Seulit'', deklaroi Yang Jiechi.

Deklarata e ministrit kinez të Punëve të Jashtme vjen në prag të një oferte nga ana e Koresë së Veriut për të hapur shpejt dhe pa kushte bisedimet me Korenë e Jugut.

Viti 2010 u karakterizua nga tensione të larta në gadishullin korean, tensione të cilat filluan me mbytjen e një anijeje koreanojugore me 46 marinarë në bord dhe arriti kulmin me bombardimin e një ishulli koreanojugor nga ana e Veriut./Start/F.P/

                                                                                             2011-01-06 11:25
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›