E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia dhe Kina, pjesë e konferencës “Miqtë e Libisë”

Rusia dhe Kina kanë konfirmuar se do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në konferencën ndërkombëtare për Libinë, e cila do të mbahet ditën e nesërme në Paris. Rusia do të përfaqësohet nga Mikhail Margelov, i dërguari i posaçëm i presidentit Medvedev për Afrikën, ndërsa

Ministria e Jashtme Kineze tha se zëvendësministri i Jashtëm, Zhai Jun, do të marrë pjesë në konferencë. Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, do të kryesojnë konferencën “Miqtë e Libisë”, së bashku me udhëheqësit e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, është planifikuar të marrë pjesë në konferencën, e cila synon të sigurojë mbështetje financiare për Këshillin e opozitës dhe forcat kryengritëse që detyruan largimin e Muamer Gadafit. Rusia dhe Kina kanë abstenuar në votimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit, e cila i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s në Libi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›