E Shtunë, 31 Tetor 2026

"U sjell spitaleve ndjeshmerine dhe butesine"

Drejtoresha e QSUT-se nuk e privon institucionin nga ndonje vecori specifike qe mund t'ia ofrojne drejtuesit meshkuj

Eh, femrat nuk ndryshojne kurre. Nje mjeke pediatre me kacurrela te theksuara, qe prej pak muajsh eshte ulur ne karrigen e drejtorit te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane, thote se i mungon te qenurit amvise ne shtepi, te gatuaje e te laje enet pas darke. Sigurisht qe e kuptojme qe koha e saj tanime eshte ne cdo minute te dites tejet e ngjeshur, edhe per shkak te natyres se problemeve qe has qendra spitalore me e madhe ne vend, probleme te mbartura prej vitesh, qe prej mungeses se barnave, problemeve te tendereve te tyre, korrupsioni te bluzat e bardha, kushtet shpeshhere te munguara etj. Megjithate, keto nuk e dekurajojne Gjeorgjina Kulin, perkundrazi i japin me shume force qe te ece perpara e te realizoje sa me shume premtime. Duket se ne gjurmet e se emes do te ece edhe i biri i saj, i cili aktualisht studion ne vitin e 4-ert per Mjekesi ne Sofje te Bullgarise. Nuk e dime se cfare ua ka mbushur atyre mendjen qe u vetmi pinjoll i familjes te largohet jashte vendit per studime, ndoshta niveli i ulet pedagogjik ne Tirane, apo kushedi, nje eksperience e huaj. Ne nje interviste per "Koha Jone", Kuli shprehet se i mungojne shfaqjet dhe aktivitetet kulturore, per te udhetuar, koha per te ndenjur me shoqet apo per te shpenzuar me prinderit e saj, kohe dhe energji qe e shpenzojne cdo dite moria e problemeve neper spitale.

Ju jeni besoj e para femer ne krye te nje institucioni deri diku problematik, sikurse eshte QSUT-ja? Cilat jane sfidat dhe si po i perballoni ato?

Drejtimi i QSUT-se eshte nje proces kompleks qe mendoj se perben nje sfide per drejtuesit e saj, kushdo qofshin ata. Vendosja e nje femre ne krye te nje institucioni kaq te rendesishem , nuk e privon institucionin nga ndonje vecori specifike qe mund t'ia ofrojne drejtuesit meshkuj, por perkundrazi, i shton drejtimit ndjeshmerine dhe butesine qe per nje institucion mjekesor ndoshta eshte i vlefshem.

Sfidat dhe problematika me te cilat perballesh ne kete pozicion jane te shumta, duke filluar qe nga sigurimi i medikamenteve dhe deri ne ndjekjen dhe koordinimin e punes ne sherbimet mjekesore dhe degen e administrates, pra do te thoja qe i gjithe drejtimi mbeshtetet ne nje mori problemesh mjekesore, ekonomike, administrative dhe ligjore, te domosdoshme per mbarevajtjen e cdo institucioni.

Eshte me e veshtire per nje femer te mbaje nje post drejtues dhe nese po, perse?

Une nuk e di sesa e veshtire eshte per nje mashkull te jete ne nje post te tille, por mendoj qe veshtiresia qendron te larmia e problematikes dhe jo te diferenca gjinore midis drejtuesve.

Jeni shprehur pro dypunesimit te bluzave te bardha, edhe pse kjo bie shpeshhere ndesh me misionin e tyre human?

Dypunesimi nuk ka asgje te beje me humanizmin, perkundrazi, duke punuar ne menyre korrekte ne me teper se nje vend, mjeku mund te ofroje aftesite dhe profesionalizimin, kundrejt nje kontingjenti me te madh pacientesh.

Ju besoj e keni fjalen jo per humanizmin, por per konfliktin e interesave, gje te cilen e mbeshtes edhe une dhe gjithmone jam shprehur se e nuk e kundershtoj dypunesimin, ne rastet kur ai nuk bie ndesh me interesat e drejtperdrejta te pacientit apo institucionit.

A eshte me mire qe kreu i QSUT-se te jete mjek e jo menaxher ekonomie?

Absolutisht qe drejtuesi i nje institucioni mjekesor duhet te jete profesionist ne fushen e shendetesise, per vete specifikat qe paraqesin institucionet kurative dhe diagnostikuese. Perkrah idene e menaxhereve shendetesore.

Gjate kesaj kohe qe ju keni qene ne krye te ketij institucioni, a mund te flasim per ndryshime reale, duke nisur qe nga barnat, kushtet neper spitale, ryshfetet neper xhepat e mjekeve etj?

Mund te them me plot gojen se ndryshime ka. Furnizimi me barna eshte normalizuar, per kushtet po punohet intensivisht, por ne kete drejtim ndryshimet kerkojne nje afat me te gjate kohor. Pastaj ka sherbime (si kardiokirurgjia, mjekesia interne etj) qe me te vertete ofrojne kushte te krahasueshme me ato te mjekesise bashkekohore. Perfundimi i spitalit te emergjencave, qe parashikohet nga fundi i 6-mujorit te pare, do te permiresoje ne menyre te dukshme kushtet edhe ne ambientet e tjera.

A mendoni se fondi i akorduar nga buxheti per shendetesine eshte i pamjaftueshem?

Shendetesia eshte nje fushe qe thith maksimalisht te ardhura dhe po te kerkonim idealen, asnjehere buxheti nuk eshte i mjaftueshem. Por do te thoja se qeveria aktuale po i kushton gjithmone e me teper vemendje shendetesise, qofte ne prioritetin ekonomik, ashtu edhe ne pershpejtimin e zhvillimit te reformave.

Sipas jush, cila eshte menyra me efikase per te luftuar korrupsionin?

Menyrat dihen dhe jane permendur vazhdimisht, por une them se pervec permiresimit te shperblimit te mjekeve, nje faktor shume i rendesishem eshte dhe ndryshimi i mentalitetit, jo vetem ne radhet e punonjesve te shendetesise, por dhe te vete popullates.

Ju do te propozonit qe nje pjese e te ardhurave dytesore te shkonte per mjeket. Cfare eshte bere ne kete drejtim?

Implementimi i reformave dhe futja e skemes me ISKSH-ne, jep nje zgjidhje te ketij problemi, pasi te ardhurat dytesore do te perdoren nga vete institucioni per sherbime operative dhe nje pjese edhe per shperblim te punonjesve.

Duke qene se spitalet u futen ne skemen e sigurimeve shendetesore, si do te funksionoje shtrimi i pacienteve, pasi do te kete procedura te reja.

Mendoj se futja e skemes se re kerkon impenjim dhe kohe, por ka epersi te padiskutueshme dhe eshte nje reforme qe i duhej prej kohesh mjekesise sone, po te kemi parasysh qe te gjitha vendet e implementojne ate, sigurisht sipas specifikave te tyre.

Na flisni pak per familjen tuaj, marredheniet me djalin dhe bashkeshortin, si e kaloni kohen dhe cfare ka ndryshuar te ju qe ne momentin qe jeni emeruar drejtoreshe e QSU-se?

Une jam e martuar dhe kam nje djale, student ne vitin e katert te fakultetit te Mjekesise, ne Sofje te Bullgarise. Jemi nje familje e vogel, por shume e lidhur dhe mundohemi te ndihmojme njeri-tjetrin jo vetem ne aspektin familjar dhe social, por edhe ate profesional. E di qe i mungoj me shume familjes tani sesa me pare, megjithese dhe si mjeke e pedagoge kam pasur gjithmone nje aktivitet intensiv, por ata me falin dhe justifikojne, sepse vete me inkurajuan ta pranoj kete detyre te rendesishme. Ata qe "vuajne" me teper mungesen time ne ambientin familjar jane prinderit e mi, ndaj te cileve e ndjej veten me teper "fajtore". Perfundimisht mund te them se ka ndryshuar "koha" fizike qe ndaj me ta, por lidhjet shpirterore dhe afektive mbeten njelloj.

Cfare ju pelqen te beni ne kohen e lire, nese keni te tille?

Tani qe nuk kam fare kohe te lire, enderroj te bej shume gjera: si te lexoj letersi artistike, te shkoj ne koncerte e shfaqje te ndryshme, te ulem pa ndonje kufizim kohor nje pasdite me shoqet, te udhetoj per turizem ne vende te ndryshme dhe ju them sinqerisht qe me ka marre me te vertete malli "per rolin e amvises dhe zonjes se shtepise".

Intervistoi: Fjoralba Shahaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›